Dejan Boshkovski, ish-drejtor gjeneral i SH.A ‘ELEM’ së bashku me dy persona tjerë sot kanë dalë para gjykatësëve dhe para prokurorëve të PSP-së për lëndën ”Tarifa”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Në asnjë moment nuk kam bërë dëme. Jam i habitur nga PSP dhe nga akuza që më është vendosur. është e pakëndshme për mua dhe për publikun për atë që akuzohem” tha ish-drejtori i SH.A ELEM, Boshkovski.
Përndryshe, bëhet fjalë për lëndë ku dyshohet se janë të keqpërdorura 4 milionë euro me tenderin që është hapur për sistem të punës në këtë kompani publike. /Telegrafi/