Sot duhet të mbahet seanca për gjykimin përfundimtar për rastin ”Grupi i Kumanovës”.
37 të akuzuarit për ngjarjet në lagjen e trimave në Kumanovë janë sjellë me forca të mëdha policie nga burgjet anekënd Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Një grup që policia e ka cilësuar si më të rrezikshëm e kanë sjellë me helikopter të policisë së shtetit.
Përndryshe, sot duhet të kumtohen vendimet për këtë rast. Merret vesh se dosja për 37 të akuzuarit ka gjithësejt 40 faqe dhe e njejta mbahet larg mediave dhe larg opinionit. /Telegrafi/