Aurelien Tchouameni e ka mbrojtur Karim Benzeman, bashkëlojtarin e tij në Real Madrid dhe te Kombëtarja e Francës, pasi sulmuesi u kritikua për mungesë në disa ndeshje për klubin para Kupës së Botës.
Benzema u akuzua se i jepte përparësi kombëtares së tij përpara klubit, por Tchouameni ka këmbëngulur se numri 9 ishte me të vërtetë i lënduar.
“Ai është mësuar me kritikat dhe nëse nuk ka luajtur ndeshjet e fundit, kjo është për shkak se ai nuk ishte 100 për qind”.
“Ai është i qetë dhe e kupton mirë trupin e tij. Ai e di se do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin kur të jetë gati”.
“Karim është lojtari më i mirë në botë dhe e ka demonstruar këtë për disa kohë. Është kënaqësi të luaj në ekip me të”, ka thënë Tchouameni.
Kjo do të jetë përvoja e parë e Tchouameni në një Kupë Botërore dhe ai shpreson se mund të ndihmojë Les Bleus të fitojë për herë të dytë me radhë. /Telegrafi/