Taylor Swift ka arritur edhe një sukses ndërkombëtar sa i përket rrafshit të muzikës.
Bukuroshja ka arritur në ngjitet në renditjen tabelore për albumin më të mirë në botë të “Worldwide iTunes Album Chart”.
Në këtë formë, Swift ka rrëzuar nga froni britanikun, Sam Smith, i cili kryesoi renditjen për një javë.
Smith ishte në krye të kësaj liste me albumin “The Thrill of It All”, por, tani “Reputation” i Swiftit është në vendin e parë.
“Reputation”, që doli dje në shitje, është një hit i madh tashmë. Billboard sot raporton se janë shiru 700 mijë kopje në dyqane dhe në iTunes brenda 24 orëve. Dhe pritet që brenda javës të shiten 1 milion kopje, por që numri mund të jetë edhe më i lartë.
E treta në renditje është Evanescene me albumin “Synthesis” dhe dhjetëshen e parë e mbyll Imagine Dragons me “Evolve”. /Telegrafi/
Top 10 albumet në këtë top listë janë:
1. Taylor Swift – Reputation
2. SamSmith – The Thrill of It All
3. Evanescence – Synthesis
4. Ed Sheeran – ÷
5. The Corrs – Official page – Jupiter Calling
6. P!nk – Beautiful Trauma
7. Maroon 5 – Red Pill Blues
8. Seal – Standards
9. Elton John – Diamonds
10. Imagine Dragons – Evolve