Njëra prej modeleve më të bukura të Victoria’s Secret, Taylor Hill, e ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar pa makijazh.
Me këto imazhe, bukuroshja ka dashur të tregojë se askush nuk është i përsosur.
Jemi mësuar që në media dhe në rrjetet sociale, të shohim fotografi të rregulluara të yjeve, si edhe të njerëzve të zakonshëm.
Mirëpo, Taylor ka vendosur ta tregojë fytyrën me akne dhe flokët e parregulluara, për ta bërë të qartë se është një femër e zakonshme si gjithë të tjerat.
Ndërsa me dukjen e saj të zakonshme i ka habitur ndjekësit e shumtë në Instagram.
Shumica e fansave e kanë uruar për ndërmarrjen e këtij veprimi duke i thënë se duket shumë bukur edhe pa makijazh.
Por, ka pasur edhe prej tyre që kanë thënë se duket krejtësisht ndryshe, saqë edhe nuk njihet. /Telegrafi/