Telegrafi

Tavolina e re me ekranin e ndjeshëm në prekje

Ekrani me diagonale prej 1 metri, përkrah HD rezolucionin e plotë dhe është i ndjeshëm jo vetëm në prekje me gishtërinj por edhe me objekte, siç janë për shembull lapat kimik, treguesit e të ngjashëm.

Tavolina është e menduar si ndihmë gjatë prezantimeve, planifikimit të projekteve dhe zbavitje, për shkak se në të do të mund të luhen lojërat shoqërore dhe të “vizatohet”.

Edhe pse kjo nuk është tavolina e parë me ekranin e ndjeshëm në prekje, nga Samsung pohojnë se është bërë një progres i madh për sa i përket kualitetit të ekranit, dhe se, për ndryshim nga modelet paraprake, ky nuk do ti “përziej” prekjet e ndryshme, shkuan Daily Mail.

Tavolina e ndjeshme në prekje SUR40 nga Samsung në Britani të Madhe do të kushtoj rreth 8,600 euro. /Telegrafi/