Telegrafi

Tavecchio: Pezullimi i serishëm i Serie A do të ishte më keq sesa fundi i botës

Ish-presidenti i FIGC, Carlo Tavecchio ka paralajmëruar se pezullimin i Serie A nëse rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten do të ishte më keq sesa apokalipsi (fundi i botës) për këtë sport.

Tani janë 26 lojtarë në Serie A që janë pozitivë për Coronavirus, duke përfshirë 17 në Genoa dhe katër në Inter.

Komisioni disiplinor ende nuk ka dhënë verdiktin e tij për Napolin, i cili mund të ndëshkohet me një humbje 3-0 plus një dënim me një pikë për mos marrjen pjesë në ndeshjen e tyre me Juventusin, pasi ka një debat nëse autoriteti lokal shëndetësor ASL duhet të kishte të drejt mbi protokollin ekzistues të Serie A.

Lexo po ashtu Nuk ka detajet publike për ndeshjen Juventus – Napoli, Zonja e Vjetër pritet të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar

“Ekziston një protokoll që u miratua nga të gjitha autoritetet dhe është i vlefshëm për situata të ndryshme”, ka thënë fillimisht Tavecchio për Radio Kiss Kiss.

“Me sa di unë, kishte gjithashtu një marrëveshje midis klubeve që ata do të vazhdonin të luanin, edhe nëse skuadrat zvogëloheshin ndjeshëm nga rastet”.

“Autoritetet lokale duhet të vijnë në përputhje ose të paktën të punojnë me autoritetin qendror të shtetit. Nëse Serie A do të pezullohej përsëri, do të ishte më keq sesa apokalipsi për sportin në këtë vend”, përfundoi ish-presidenti.

Lexo po ashtu Serie A diskuton për planin B në rast se rrezikohet përfundimi i edicionit 2020-21

Ka pasur një rritje në rastet e COVID-19 në Itali gjatë javëve të fundit, me 3,376 raste të reja në 24 orë dhe 22 vdekje.

Sidoqoftë, kjo është gjithashtu dukshëm më pak se kulmi në vendet e tjera që po hyn në valën e dytë, për shembull Anglia, Spanja dhe Gjermania. /Telegrafi/