Carlo Tavecchio ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga Federata Italiane e Futbollit.
74-vjeçari e ka bërë publik vendimin për t’i larguar gjatë takimit të të hënës.
Këtë vendim e ka marrë pasi kishte dështuar në punën e tij trevjeçare, meqenëse Italia nuk u kualifikua në Kampionatin Botëror.
“Më vjen keq. Po largohem, sepse kam dështuar”, u ka thënë anëtarëve të Këshillit.
“U kërkoj falje të gjithë italianëve. Tash është koha që futbolli italian të shënojë një epokë të re dhe jo vetëm rrethin e zakonshëm të kolltukëve”.
“Politika na ka ndaluar që të përballemi me arsyet e këtij rezultati, prandaj e kam marrë vendimin për ndryshim në emër të disa prej jush”, ka shtuar ai.
Italia më herët e shkarkoi edhe trajnerin Gian Piero Ventura pas dështimit që të kualifikohej në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Pritet që Azzurrët të ndërtojnë një skuadër të re me një staf të ri për të shënjestruar Kampionatin e ardhshëm Evropian. /Telegrafi/