Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 1 kg mish qengji ose viçi,
* 1 kg spinaq,
* 5-6 vezë,
* 1/2 litër kos,
* 2 lugë miell,
* disa thelpinj hudhre, kripë, piper, specall, vegetë moskat.
Përgatitja:
Mishi i prerë në copa zihet me kripë dhe 1 lugë erëza të thara gjersa të zbutet. Spinaqi i larë dhe i grirë zihet 5 minuta i mbuluar, në lëngun që e lëshon. Mielli fërgohet në gjalpë, por jo sa të ndërrojë ngjyrën.
Shtohen hudhra e shtypur dhe supë mishi, duke e përzier vazhdimisht gjersa të trashet dhe të bëhet një qull i trashësisë mesatare, pastaj përzihet me spinaqin e zier, rregullohet me vegetë, piper dhe moskat. Masa e përzier derdhet në tepsi.
Mbi spinaq hidhen me kujdes vezët e tundura me kos, hudhra të shtypura dhe kripë. Mbi vendosen copat e mishit, hidhen pak vegetë, piper dhe specall. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C, gjersa të skuqet mishi dhe të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.