Telegrafi

TAV-i në garë për Aeroportin e Zagrebit

Sipas informatat që ka sjellë gazeta e përditshme “Vecernji list”, pritet se këto kompani do dorëzojnë ofertat për koncesion, që nënkupton ndërtimin e terminalit të ri të udhëtarëve dhe menaxhimin tij. Vlerësohet se ky investim do të arrijë në 200 milionë euro.

Ministria për det, qarkull dhe infrastrukturë kanë mesi i shkurtit ka publikuar se ka për qëllim që këtë aeroport ta jep me koncesion, kurse koncesionarët potencial deri më 4 prill duhet të dorëzojnë kërkesën për pjesëmarrje në tender. Pas kësaj, ministria për rrethin e dytë do të kualifikoj ofertat që plotësojnë kriteret e kërkuara.

Kushti esencial është ai që kompania ofertuese të ketë përvojë për menaxhimin me këtë port ajror,i cili në tri vitet e fundit ka pasur së paku nga 10 milionë udhëtarë në vjet, pastaj të ketë përvojë në ndërtimtari dhe financimin e aeroportit së paku 150 milionë euro në dhjetë vitet e fundit, që në tri vite me radhë të ketë kapital në vlerë së paku 150 milionë euro dhe 50 milionë euro qarkullim të parasë. /Telegrafi/