Telegrafi

TAV, fiton tenderin për koncesionet e dy aeroporteve të Maqedonisë

Sipas mediave turke,oferta e tenderit arrin në 200 milionë euro dhe përfshinë të drejtat për të vepruar në dy aeroportet ndërkombëtare në Maqedoni për 20 vite si dhe ndërtimin e terminalit të kargove në Shtip.

Ndryshe në dy fazat e para të tenderit, ofertat e tyre para komisionit i dorëzuan edhe tre kompani tjera, ajo e Austrisë ‘Vienna International Aeroport’, ‘Hichtief’ nga Gjermania dhe "EGIS – Koupthing Singer & Friedlander" me kapital franko-britanik, por asnjëra prej tyre nuk u paraqit në tenderin vendimtar. /Telegrafi/