Telegrafi

Taulanti e Arbnora për pushime në Indonezi

Taulant Xhaka tashmë ka filluar pushimet verore pas një sezoni të kaluar me Baselin.

Futbollisti shqiptar nuk ishte i pranishëm në takimet e kombëtares shqiptare me Kosovën dhe Ukrainën.

Ai tashmë e disa kohë është fejuar me të dashurën disavjeçare Arbnora Hamzajn në një ceremoni të vogël familjare.

Dyshja ka zgjedhur që për pushime të shijojnë plazhet fantastike të shtetit aziatik të Indonezisë.

Çifti tashmë ka publikuar disa imazhe në llogaritë personale të rrjeteve sociale teksa shihen duke pozuar në pishinë.

Ndryshe, Xhaka do ta shohim edhe vitin e ardhshëm në ligën elitare të futbollit zviceran. /Telegrafi/