Site icon Telegrafi

Taulant Xhaka i mallëngjyer pas të fejuarës së tij

Futbollisti Taulant Xhaka po shijon momentin në jetën e tij private.

Mesfushori i kombëtares shqiptare kohë më parë konfirmoi lidhjen e tij me bukuroshen, Arbnorën.

Dhe, është vazhdimisht futbollisti ai i cili publikon imazhe në rrjetet sociale të të fejuarës së tij.

Kështu, ai tregon se sa i përkushtuar dhe sa shumë e dashuron personin e zemrës së tij.

Megjithatë, ende Taulanti nuk i është përgjigjur pyetjes së kur do t’i japë fund beqarisë dhe kur mund të shohim ndonjë ceremoni martesore.

Futbollisti vazhdon të jetë i angazhuar me klubin zviceran Basel.

Kurse, vetëm kohë më parë i ka dhënë fund beqarisë Graniti, vëllai i tij, i cii është martuar me bukuroshen, Leonita Leka.

Mbetet të shihet kur Taulanti do t’i ndjekë hapat e vëllait të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version