Telegrafi

Taulant Xhaka: Liga e Kampionëve, ëndrra ime

“Unë e shikoja këtë garë në TV dhe luaja në PlayStation dhe tash jam pjesë e kësaj gare. Është gjëja më e mirë që një lojtar mund ta imagjinojë”, thotë Xhaka për “UEFA.com”, transmeton koha.net.

Baseli të martën mbrëma do të luajë në udhëtim ndaj Portos në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të “Championsit”.

Ndeshja e parë në Basel përfundoi me shifrat 1:1, kështu që kampionit të Zvicrës i duhet me çdo kusht të shënojë një gol.

“Synimi ynë është të fitojmë kundër Portos dhe të arrijmë në çerekfinale e të shkruajmë histori. Jemi mjaft të motivuar për këtë sfidë”, ka thënë mes tjerash Xhaka.