Ndonëse Baseli pësoi humbje 4-1 nda Servettes në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Zvicrës, Taulant Xhaka realizoi një euro gol.
Në minutën e 18-të, mysafirët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Gabriel Sigua u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Por, tre minuta më vonë, Xhaka realizoi njërin ndër golat më të bukur në karrierë.
Mesfushori shqiptar dribloi në stilin e Lionel Messit në mbrojtjen e Servettes, duke realizuar për 1-0.
Vendasit më pas ishin të pandalshëm, duke realizuar katër gola, për të shënuar fitore të thellë.
Baseli është aktualisht në vendin e fundit në ligë, ndërsa ka vetëm tetë pikë, ndërsa Servette është në të katërtin me 25 sosh. /Telegrafi/