Telegrafi

Taulant Xhaka dhe Arbnora Nuredini zbulojnë gjininë e foshnjës, ndërsa shijojnë pushimet në Dubai

Taulant Xhaka dhe partnerja e tij, Arbnora (Foto: Instagram)

Futbollisti i njohur i Kombëtares, Taulant Xhaka, tash e disa vite është i fejuar me bukuroshen Arbnora Nuredini, teksa muaj më parë i propozoi edhe martesë.

Dyshja, që tashmë konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë, së fundmi zbuluan edhe gjininë e foshnjës.

Derisa po shijojnë pushimet në Dubai, ata nuk ngurruan të ndajnë imazhe në rrjetet sociale duke treguar se janë në pritje të një djali.

Ka qenë vet Arbnora ajo e cila ka ndarë një imazh atraktiv nga pushimet dhe në përshkrim tregon se po pret një djalë.

“Duke shijuar cdo moment, jeta e shtatzënisë me dashurinë time dhe djalin”, ka shkruar Nuredini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbnora Nuredini

Ndërkohë, ajo pranoi edhe urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e saj.

Me anë të këtyre, çifti duket se mezi po presin për ndryshimin e ri që do e kenë në jetë vetëm për pak muaj. /Telegrafi/