Futbollisti i njohur i Kombëtares, Taulant Xhaka, tash e disa vite është i fejuar me bukuroshen Arbnora Nuredini, teksa muaj më parë i propozoi edhe martesë.
Dyshja, që tashmë konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë, së fundmi zbuluan edhe gjininë e foshnjës.
Derisa po shijojnë pushimet në Dubai, ata nuk ngurruan të ndajnë imazhe në rrjetet sociale duke treguar se janë në pritje të një djali.
Ka qenë vet Arbnora ajo e cila ka ndarë një imazh atraktiv nga pushimet dhe në përshkrim tregon se po pret një djalë.
“Duke shijuar cdo moment, jeta e shtatzënisë me dashurinë time dhe djalin”, ka shkruar Nuredini.
Ndërkohë, ajo pranoi edhe urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e saj.
Me anë të këtyre, çifti duket se mezi po presin për ndryshimin e ri që do e kenë në jetë vetëm për pak muaj. /Telegrafi/