Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka ka rinovuar kontratën për shumë vite me klubin zviceran, Baselin.
Xhaka do të vazhdojë të mbetet edhe për shumë vite pjesë e klubit të madh zviceran, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Djaloshi nga Kosova do të jetë pjesë e Baselit deri në vitin 2024 pas marrëveshjes me klubin zviceran.
Është vet Baseli që ka njoftuar rinovimin me Xhakën me anë të rrjeteve sociale.
“Taulant Xhaka qëndron deri në vitin 2024!”, thuhet në njoftimin e Baselit.
Ndryshe, 29-vjeçari është pjesë e Baselit që nga grupmoshat e reja dhe deri më tani ka zhvilluar 274 ndeshje me këtë klub. /Telegrafi/