Taulant Seferi ka gjetur sërish golin në elitën e futbollit ukrainas.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë e ka nisur nga minuta e parë duelin mes Vorskla Poltavas dhe Minaj, ku skuadra e tij triumfoi 2-0.
Ish-sulmuesi i Tiranës realizoi në minutën e 19-të golin që kaloi në avantazh skuadrën e tij duke u tregua i saktë pas asistimit nga Olijnyk.
Ky ishte goli numër dy në këtë sezon për futbollistin nga Kumanova i cili e ka fituar menjëherë statusin e titullarit në skuadër.
Vlen të theksohet se pjesë e ekipit të Vorsklas janë edhe dy ish-futbollistë të tjerë të Tiranës, Ennur Totre dhe Ardit Toli.
Seferi qëndroi në fushë gjatë 90 minutave, derisa Toli u fut nga banka rezervë në minutën e 63-të.
Për fat të keq për Ennur Torten nuk pati hapësira në këtë sfidë. /Telegrafi/