Taulant Seferi ka shënuar golin e parë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Bodrumspor.
Sulmuesi i Shqipërisë, i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 27-të, ndaj Hatasyspor, në superligën turke.
Seferi përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli ta dërgojë në rrjetë.
Ky është goli i parë me fanellën e Bodrumspor për sulmuesin kuqezi.
Seferi u transferua në fundin e afatit kalimtar në Turqi, duke u larguar nga ukrainasit e Vorskla Poltava. /Telegrafi/
⚽️GOAL! Taulant Seferi | Hatayspor 0-1 Bodrumpic.twitter.com/XkZz1XioBn
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 20, 2024