Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së në Kuvendi e Shqipërisë Taulant Balla në një video të publikuar në profilin e tij, në rrjetin sociale Facebook, shkruan se vezët të cilat u përdorën për të qëlluar kryeministrin Edi Rama në Kuvend, u morën nga kreu i opozitës Lulzim Basha.
“Artist! Po ti qenke edhe regjisor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që ‘pula’ Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon se si Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që ‘prodhon’ vezët dhe ia jep deputetit pa emër”, shkruan Balla në Facebook. /Telegrafi/