Telegrafi

Tauk: ”Yahya Kemal” është brend i Maqedonisë dhe merret vetëm me arsim

Në një intervistë për portalin Faktor, Suriya Tauk, drejtor për marrëdhënie me publikun i shkollës ”Yahya Kemal”, thotë se kjo shkollë është një brend i Maqedonisë dhe merret ekskluzivisht me shkencë, e jo me politikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai hedh posht të gjitha shpekulimet për ndonjëlidhje me ndonjë organizatë. Tauk tregon se shkolla ka pesë pronarë nga Turqia që merren vetëm me arsim, një nga Gjermania dhe një nga Maqedonia.

Lexo po ashtu Të rinjtë që grisën diplomat e ‘Yahya Kemal’ gënjyen, ja faktet (Foto/Video)

Më tej, Tauk shpjegon se nxënësve dhe prindërve të tyre u kanë garantuar se janë të gatshëm që të fillojnë me vitin e ri shkollor, duke shtuar se kanë patur kontrolle në shtatë sfera të arsimit dhe vlerësimi i arritur është 4.00.

Ndryshe, pas puçit të dështuar në Turqi, ku i dyshuari kryesor është Fethullah Gülen, në Ballkan u përhapën shpekulime se shkollat private turke, përfshi edhe shkollën në fjalë, janë pronë apo kanë lidhje me lëvizjen e tij./Telegrafi/