Jayson Tatum është fituesi i garës së shkathtësisë në NBA, apo siç njihet ndryshe si NBA Skills Challange.
Anëtari i Boston Celtics ka fituar në finale përballë ‘Rookiet’ të Atlanta Hawks, Trae Young.
Në këtë garë pjesëmarrës ishin tetë basketbollistë, Nikola Jokic, Nikola Vucevic, DeAaron Fox, Kyle Kuzma, Mike Conley, Jayson Tatum, Trae Young dhe Luka Doncic.
Për të arritur në finale Tatum mposhti fillimisht Conleyn pastaj Nikola Jokicin.
Ndërsa Trae Young deri në finale u desh t’i mposhtë DeAaron Foxin dhe Luka Doncicin.
Në finale Young ishte më afër fitores, pasi më shpejtë arriti tek gjuajtja, por Tatum e befasoi duke shënuar koshin vendimtar nga gjysma e fushës për të triumfuar.
Ky çmim ishte i pari për Tatum që me Bostonin e tij synon të fitojë trofe këtë edicion. /Telegrafi/