Boston Celtics është rikthyer te fitoret në elitën e basketbollit amerikan NBA pas dy humbjeve radhazi.
Gjiganti amerikan ka triumfuar në udhëtim te Dallas Mavericks me 29 pikë diferencë 95:124.
Si gjithmonë, Jayson Tatum ka qenë më meritori për fitoren e Celtics pasi e mbylli ndeshjen me ‘Triple-Double’, prej 29 pikëve, 14 kërcimeve e 10 asistimeve.
Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown që shtoi 19 pikë, derisa dy fundorët Brogdon e Smart shtuan nga 15 pikë të tjera.
Luka Doncic si gjithmonë ishte më efikasi te Dallas Mavericks, me 23 pikë e nëntë kërcime, por që ishin të pamjaftueshme për të marrë fitoren ndaj Celtics. /Telegrafi/