Telegrafi

Tatum dhe Brown shkëlqejnë, Celtics marrin fitore të madhe në udhëtim te Miami

Miami Heat dhe Boston Celtics kanë zhvilluar një ndeshje fantastike në FTX Arena ku në fund fitorja i takoi mysafirëve.

Celtics triumfuan pas 48 minutave me shtatë pikë diferencë 104:111.

Ka qenë një ndeshje fantastike ku Celtics morën fitoren falë paraqitjes së mrekullueshme nga dyshja Jayson Tatum dhe Jaylen Brown.

Tatutm e mbylli duelin me 29 pikë, pesë kërcime e katër asistime, derisa Brown shtoi 28 pikë, katër kërcime e tre asistime.

Tyre Herro me 25 pikë dhe Bad Adebayo me 18 të tjera ishin më efikasit tek vendasit, por që nuk mjaftuan për fitore.

Për Heat kjo ishte humbja e dytë këtë edicion në NBA, derisa Celtics ka marrë dy fitore të njëpasnjëshme. /Telegrafi/