Telegrafi

Tatuazhi “sentimental” që bëri para dhjetë vitesh, po ia vështirëson çdo ditë jetën (Foto)

Adele Smith nga Laicester i Anglisë, kur kishte mbushur 18 vjet bëri për tatuazh putrat e qenit të preferuar.

28-vjeçarja sot thotë se ky vizatim ia vështirëson jetën, pasi nuk po mund të zë të dashur, për çka i ka humbur vetëbesimi, transmeton Telegrafi.

Vizatimi i përhershëm

“Pasi më ngordhi qeni, doja të kisha këtë kujtim sentimental prej tij, por ilustrimi nuk doli si duhet. Tash kam një shëmti në trup”, ka thënë Smith lidhur me rastin.

Meqenëse tretmanët për ta larguar me laser janë të kushtueshne, ajo provon ta mbulojë me rrobe, por kur zhvishet thotë se i tremb partnerët.

Tatuazhi gjigant në gjoks

Me këtë rast, ajo këshillon të rinjtë që të presin një kohë dhe të binden nëse vërtetë duan tatuazh, ndërsa të zgjedhin mirë studion ku e realizojnë. /Telegrafi/