Site icon Telegrafi

Tatuazhi qesharak i Ariana Grandes – Këngëtarja ofron miliona dollarë për ta larguar!

Ariana Grande gaboi vërtet keq me tatuazhin e saj të fundit, duke shkruar gabimisht titullin e këngës së fundit “7 rings”, në gjuhën japoneze.

Ajo kishte dashur të shkruante “7 rings”, por tatuazhi ishte bërë gabimisht dhe ishte shkruar “Japanese style BBQ grill”.

Ariana Grande (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Ndonëse u përpo ta rregullojë, ajo gaboi për herë të dytë, dhe tani duket se ka marrë masa që at fshijë krejt atë.

Sipas burimeve të TMZ, Ariana ka kontraktuar me LaserAway – një kompani që është e specializuar në heqjen e flokëve dhe tatuazheve.

Ariana Grande po mendon të fshijë tatuazhin e saj, të vizatuar gabimisht

Thuhet se artistja u dërgoi atyre një ofertë masive të premten, për ta ndihmuar atë në fshirjen e këtij tatuazhi.

Burimet thonë se kjo marrëveshje pritet të kushtojë minimumi 1.5 milion dollarë.

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Todd Heckmann, presidenti i kompanisë ka thënë se ka pranuar një ofertë, por që ende nuk mund të flasë pa lidhur kontratën.

“Nuk mund të flas për Arianën, pasi nuk kemi marrë asgjë në letër, megjithatë, nëse menaxhmenti i këngëtares janë të gatshëm, unë jam i sigurt se do të jem të lumtur që t’i përkushtohemi punës për heqjen e atij tatuazhi me laser. Shpresojmë se ne mund ta bëjmë këtë marrëveshje përpara se albumi i saj të dalë në shitje javën e ardhshme”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Ariana Grande (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version