Site icon Telegrafi

As tatuazhi nuk i kryen më punë, J.Lo lë të dashurin

Një burim i afërt pranë këngëtares ka zbuluar arsyen e ndarjes me balerinin.

Jennifer Lopez ka vendosur të lë pas lidhjen me Casper Smart, pasi ky i fundit e kishte tradhtuar me një fanse.

“Njëherë i ndodhi para dy vjetërve, dhe këtë ia fali këngëtarja, duke i premtuar se nuk do ta bënte më kurrë një gjë të tillë. Por kur ndodhi sërish, ajo i dha fund” , tregon burimi, transmeton Telegrafi.

Casper ka bërë çdo gjë që Jennifer ta falë por mesa duket nuk ja dalë.

Madje, ka bërë një tatuazh në këmbë që ia dedikon Lopezit, ku shkruan “Duhet të përqafosh errësirën që të shohësh dritën”. /Telegrafi/

Exit mobile version