Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Morena Taraku e ka treguar një tatuazh në pjesën e pasme të qafës së saj.
Është fjala për simbolin shqiptar, shqiponjën dykrenore, ndërsa postimin e ka shoqëruar me hashtagun ‘ALB’.
Të njëjtën gjë, modelja dhe këngëtarja e ka bërë edhe në SnapChat duke e zbuluar tatuazhin.
Ndërkohë, ajo vazhdon me postimin e fotografive që vënë në pah bukurinë e saj. /Telegrafi/