Telegrafi

Tatuazhi ia zbulon gënjeshtrën

Motoristi 25 vjeçar Darnell Frazier dhe miku i tij ishin ndaluar nga një polic në Saint Paul të Minnesotas, shkruan gazeta “Star Tribune”.

Frazier i kishte thënë policit se nuk kishte pasur një letërnjoftim me fotografi dhe kishte pohuar se emrin e kishte Darnell Lewis.

Polici, megjithatë, e vërejti se ai e kishte një tatuazh me shkronja të mëdha "Frazier" në njërën anë të qafës.

Zëdhënësi i policisë Peter Panos ka thënë se Frazier është arrestuar për katër shkelje, përfshirë edhe atë për vozitje pa leje dhe pa dëshmi të sigurimit.

Ai i kishte edhe dy padi serioze nga një periudhë e mëhershme ku njëra kishte të bëj edhe me mosparaqitje në gjyq për akuza droge.