Erza Goga
My Beauty Clinic
044950629
info@mybeautyclinic-ks.com
Kjo procedurë kryhet nga estetistët e certifikuar, të cilët me anë të një mjeti të posaçëm lehtësisht shpojnë lëkurën për të vendosur pigment në epidermë.
Vetullat pas tatuazhit duken shumë natyrale, pasiqë procedura imiton fijet e vetullave, duke i formësuar ato dhe duke i bërë më të theksuara.
Ky tatuazh preferohet për këdo që dëshiron të vë në pah vetullat, kurse sasia e mëparshme e qimeve dhe dendësia e vetullave nuk është e rëndësishme.
Para se të fillohet të kryhet procedura bëhen matjet e duhura për të përcaktuar formën më të përshtatshme për fytyrën e personit dhe siguruar simetrinë në të dyja vetullat. Pastaj, aplikohet kremi anestetik për të zvogëluar dhimbjen dhe fillohet me vizatimin e fijeve.
Ekzistojnë ngjyra të ndryshme të cilat kombinohen dhe përshtaten me ngjyrën origjinale, ashtuqë vetullat në fund të duken sa më natyrale.
Efektet e tatuazhit gjysmëpermanent të vetullave me teknologjinë e mikroprerjeve zgjasin rreth 11 deri 18 muaj, varësisht nga disa faktorë. Këtu ka shumë rëndësi edhe tipi i lëkurës: sa më e yndyrshme lëkura, kohëzgjatja e tatuazhit është më e shkurtër.
Megjithatë, është e këshillueshme që një herë në vit të përsëritet procedura, në mënyrë që të mirëmbahet forma e dëshiruar e vetullave. /Telegrafi/