Përdoruesit e Twitter, mbetën të habitur kur panë fotografinë e një tatuazhi të çuditshëm, ku duket sikur një dorë është duke i kapur dikujt testikujt.
Mirëpo, në shikim të detajuar, shihet një zemër e madhe në të, si dhe një tjetër që është e kthyer së prapthi, transmeton Telegrafi.
“Nuk di çfarë të them për këtë tatuazh, mua nuk më duket i rregullt”, ka qenë përshkrimi që e shoqëronte imazhin.
Derisa shumica e kanë konsideruar si të padenjë për publikun, të tjerë mendojnë se është art dhe duhet vlerësuar. /Telegrafi/