Pse tatutë e dekoltesë poshtë gjoksit janë kaq IN! Ja disa tatuazhe që do t’ju bëjnë t’i doni edhe ju!
Tatuazhi i Rihanna-s në vitin 2012 u bë shumë i famshëm: perëndesha egjiptiane Isis që simbolizon femrën në shumë kuptime frymëzoi shumë vajza nëpër botë që të bënin të njëjtin tatuazh si ylli i muzikës.
Frymëzoi edhe ish-Miss Kosovën, Morena Taraku, që të bënte një tatuazh identik me atë të Rihanna-s.
Gjithashtu Dafina Zeqiri, ka një tatuazh në pjesën e poshtme të dekoltesë.
Së fundmi, këngëtarja britanike Cheryl u shfaq në tapetin e kuq në Kanë me një veshje që linte të dukej dekolteja e saj. Natyrisht, nuk kaloi pa u vënë re edhe tatuazhi i saj i vogël në mes të gjoksit, që përsëri u kthye në një kërkesë për vajzat që shkonin për të bërë një tatuazh.
Në foto: Rihanna, Cheryl (lart) Morena Taraku, Dafina Zeqiri (poshtë)
Është legjitimuar tashmë ky tatuazh që shkon kaq shumë me varëset dhe veshjet. Në galeri gjeni disa ide për të pasur një tatuazh që t’ju personifikojë sa më mirë.