Site icon Telegrafi

Tatuazh me emrat e 223 të vrarëve në Afganistan

Është ndoshta kjo arsyeja qe ai ka shkuar te tatuatori dhe i ka dhënë një detyre të paprecedente: ti tatuonte në shpinë të gjithë emrat e ushtarëve britanikë që kanë vdekur në Afganistan.

Janë gjithsej 223. Janë dashur rreth 4 orë që të gjithë emrat e të ndjerëve të rreshtohen të gdhendur për gjithë jetën në lëkuren e Shaunit.

"Dua që djemtë ta dinë që njerëzit këtu janë në merak për ta", ka thënë Shaun për gazetën britanike Daily Mail, duke shtuar se familjarët e tij menduan se ishte çmendur kur ua prezantoi në fillim idenë.

Ish-ushtari i operacioneve britanike të 1989 dhe 1996, mendon të ngrejë edhe një shoqatë në mbështetje të familjeve të ushtarëve të vrarë. /Shekulli/Telegrafi/

Exit mobile version