Telegrafi

Tatlitug flet për mediat pas ndërhyrjes së detyruar kirurgjike

Kivanc Tatlitug është dashur të kryej një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e këmbës së djathtë.

E gjithë kjo pasi aktori turk me prejardhje shqiptare ishte lënduar gjatë një ndeshje basketbolli me miqtë.

“Kisha nevojë për një operacion të vogël pas të parit dhe tani jam shumë mirë. Së shpejti, do t’i rikthehem grupit të punës”, tha 33-vjeçari për mediat pas daljes nga spitali, transmeton Telegrafi.

Ndryshe aktori po vijon me xhirimet e serialit “Cesur ve Guzel”, me aktoren e njohur Tuba Buyukustun.

Ai muaj më parë gjatë një interviste ka pohuar se prindërit i ka shqiptarë prej Prishtinës. /Telegrafi/