Telegrafi

Tatlises e mbajti premtimin, shkoi në koncert dhe interpretoi në një karrocë dhe me këmbë të fashuara

(Foto: Cumhuryet)

Ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises, ka kënduar para fansave të tij duke u ulur në një karrocë me këmbët e imobilizuara.

70-vjeçari u përfshi në një aksident komunikacioni në qytetin e Bodrumit, mirëpo përkundër frakturave në shputa, u largua nga spitali ku po trajtohej për ta mbajtur koncertin e paralajmëruar.

Lexo po ashtu Tatlises lirohet nga spitali, autoambulanca e dërgon në koncert

Këngëtari legjendar u nis me autoambulancë për të shkuar në restorantin ku duhej të performonte siç ishte planifikuar – njofton Cumhuryet.

(Foto: Cumhuryet)

“Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, është shprehur Tatlises në skenë para se të niste interpretimin.

Lexo po ashtu Tatlises reagon pas aksidentit, thotë se është mirë dhe se do të performojë

Këngëtari pësoi fraktura në eshtrat metatarsalë të shputave pas përplasjes së automjetit që e bartte me një kamion, ndërsa ai kishte mbetur i bllokuar derisa u nxor nga ekipet e shpëtimit. /Telegrafi/