Site icon Telegrafi

Tatli vs Gomes me 7 dhjetor

Edis Tatli më 7 dhjetor në qytetin Espoo të Finlandës do të kryqëzojë dorëzat me argjentinasin, Matias Ezequiel Gomes. Ky duel do të jetë i treti për Tatlin në vitin 2013, pas dy fitoreve të mëdha ndaj Felix Lora dhe Innocent Anyanwu.

Gomes ka një bilanc shumë të mirë duke shënuar 31 fitore (30 KO) dhe ka vetëm dy humbje.

Tatli deri më tani ka zhvilluar 21 meçe profesioniste duke fituar të gjitha meçet, gjashtë prej tyre me ndërprerje.

Tatli me triumfin e titullit WBA-Intercontinental ndaj Felix Loras, dhe fitores ndaj Innocent Anyanwu me nakaut në raund të pestë, është ngritur në pozitën e 12-të në versionin WBA, ndërsa në rast të fitores me 7 dhjetor, ai do të futet në mesin e dhjetë më të mirëve në kategorinë e lehtë të versionit WBA. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version