Site icon Telegrafi

Tatimi i solidaritetit, Qeveria e RMV-së këto ditë do t’i përgjigjet Gjykatës Kushtetuese

 

Gjykata kushtetuese sot priti qëndrimin e Qeverisë rreth Tatimit të solidaritetit që në shkurt të vendos nëse Ligji do të shfuqizohet apo anulohet. Në rast të anulimit, nga Buxheti shtetërorë duhet të kthehen 49.2 milion euro 156 kompanive që e kanë paguar tatimin.

Argumetet e Qeverisë do të jenë vendimtare nëse Kushtetuesja do të vendos se a do të kthehen paratë apo jo. Nga Qeveria për mediat thonë se këto ditë do ta dorëzojnë qëndrimin e tyre te Gjykata kushtetuese.

“Zgjidhjet ligjore që i miratoi qeveria e mëparshme end kanë efekt negativ. I tillë është rasti me ligjin për tatimin e solidaritetit, i cili edhe pse kontestohej disa herë nga sektori i biznesit dhe odat ekonomike, megjithatë qeveria paraprake ishte me vesh të shurdhër, andaj sot i njëjti është para gjykatës kushtetuese prej ku pritet mendimi. Si qeveri, konfirmojmë se është dorëzuar kërkesë për mendim nga gjykata kushtetuese deri te qeveria. Për momentin krijohet mendimi në institucionet kompetente, d.m.th. në Ministrinë e financave dhe menjëherë pas respektimit të afatit dhe sjelljes së mendimit në seancë të qeverisë, do ta njoftojmë opinionin”, tha Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.

 

Exit mobile version