Site icon Telegrafi

Tatimi në pronë, kryetarët e komunave kërkojnë takim me kryeministrin Kurti

Rritja e tatimit në pronë dhe propozimi pastaj për faljen deri në 100 euro për këtë taksë, janë ndër shqetësimet kryesore të kryetarëve të Komunave.

Për këtë qëllim, kryetarët e komunave kanë kërkuar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Në njoftimin e Asociacionit, thuhet se për të adresuar temat, shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e Komunave të Kosovës, Kryetarët e Komunave kërkojnë takim me Qeverinë e Kosovës.

“Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin: Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit; Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa lokale”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Edhe pak ditë për tatimin në pronë: Çka ndodh nëse s’e paguan?

Më tej thuhet se kjo kërkesë, në emër të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetari i AKK-së Agim Aliu është adresuar tek kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ku ka kërkuar një takim mes Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarëve të Komunave për të debatuar temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht Komunat e Republikës së Kosovës.

Exit mobile version