Site icon Telegrafi

Tateshi: Korea e Veriut në Ballkan

Mjeku dhe zyrtari i lartë i LR-PDSH ka komentuar krizën politike dhe ngjarjet e fundit në Maqedoni ku OBRM-PDUKM ka vendosur që të shkoj e vetme në zgjedhje, shembull i rallë në botë ku një parti shkon në zgjedhje. Tateshi Maqedoninë e ka quajtur Korea e Veriut në Ballkani, njofton Telegrafi Maqedoni.

‘’Kriza e rëndë politike që ka kapluar Maqedoninë ndikon negativisht në çdo lëmi të jetës. Në aspekt socio-ekonomik regjistrohet edhe më tej humbje dhe zhdukje e vazhdueshme e klasës të mesme, ku si pasojë ka rritje të vogël të të pasurve dhe rritje e numrit të madh të qytetarëve të varfër e kështu kthehemi mbrapa në sistemet shoqërore me krijim të klasave.
Klasat shoqërore i krijojmë ndërsa pluralizmin politik e shëndrojmë në njëmendësi duke shpallur zgjedhje njëpartiake dhe kështu fillojmë ti ngjajmë Koresë të Veriut edhepse gjeografikisht jemi larg. Kjo është turp për imazhin e shtetit i cili rrënohet dita-ditës, është mëkat për gjithë ato sakrifica dhe mund të demokratëve të vërtetë, është dënim për gjeneratat e reja që nga padurimi emigrojnë, është dhunim për gjeneratat e mesme dhe të vjetra të cilëve gjysma e jetës u ka kaluar nëpër kriza të ndryshme.
Veprimi i çuditshëm i OBRM-PDUKM-së (VMRO-DPMNE) edhe nuk na habit, se u mësuam, por mua më habit se si ka mundësi i gjithë ai potencial intelektual i grumbulluar në këtë grupim politik nuk e pa të arsyeshme të kundërshtojë këtë çmenduri dhe kokëfortësi e cila çon në humnerë partinë, por edhe shtetin në përgjithësi.
Jam thellë i bindur se sikur të mos egzistonin partitë jashtëparlamentare shqiptare, dy partitë parlamentare të shkrira në një do ti bashkangjiteshin këtij cirkusi dhe do na e sjellnin Korenë e Veriut në Ballkan dhe do ta varrosnim demokracinë përgjithmonë sëbashku me gjitha atributet të një kombi.
Prej nesër nis kampanja parazgjedhore më e dhimbshme, po edhe më qesharake. OBRM-PDUKM-ja do t’i prezentojë proekte OBRM-PDUKM-së, OBRM-PDUKM-ja do t’i polemizojë OBRM-PDUKM-së, pastaj në listën e votimit do të ketë një parti dhe do të fitojë ajo parti.
Pesë qershori do të jetë ditë zije për pluralizmin politik,
Pesë qershori do të jetë dita e varrimit të demoracisë,
Pesë qershori do të jetë fillimi i fundit apo fundi i fillimit i regjimit koreanoverior,
Pesë qershori do të jetë dita e krijimit të Koresë së Veriut në Ballkan,
Pesë qershori do të jetë dita …’’ shkruan Tateshi./Telegrafi/

Exit mobile version