Telegrafi

Tasjtera për PS3 e Sony kushton 62 $

Bëhet fjalë për një tastjerë, e cila në pamje të parë ngjan si normale, por e ndërtuar posaçërisht për të luajtur në PS3. Ky model nuk lidhet me kabull por me teknologjinë WiFi dhe të integruar ka edhe opsionin që fik ose ndez kompiuterin. Gjithashtu, kjo tastjerë mund të adoptohet edhe për tabletët apo kompiuterat tradicionalë.

Zyrtarë të kësaj kompanie theksojnë se çmimi i këtij prototipi do të jetë 62 $, ndërsa tastjera për PS3 do të dalë në treg në 30 Qershor. /Telegrafi/