Disa duan që me frizurat e tyre të bëjnë edhe grim të theksueshëm, disa jo, mirëpo ajo që është e sigurt është që sezoni i ardhjes së vjeshtës nuk është i kompletuar pa ndryshim të frizurës.
Shumica e damave të njohura kanë kthyer balluket në modë, disa kanë vazhduar me frizura klasike ombre të pagabueshme, mirëpo disa edhe në kaçurrela.
Për cilëndo që të vendosni s’ka dyshim që nuk do të gaboni, transmeton Telegrafi.
Ngjyra më moderne me siguri është ajo e cila duket sikur majat natyrshëm shkëlqejnë nga dielli.
Janë moderne gjithashtu edhe balluket e dendura dhe të gjata, të cilat gjithsesi bien në sy.
Nëse akoma nuk keni gjetur stilin tuaj të përsosur apo dëshironi të provoni diçka të re dhe të freskoni dukjen tuaj, shikoni galerinë e frizurave të cilat do të jenë HIT…/Telegrafi/