Andres Iniesta njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli dhe tani ai ka konfirmuar se do të bëhet trajner më pas.
Legjenda spanjolle ka bërë të ditur tashmë idetë e tij për lojën e futbollit, pasi synon të vazhdoj si trajner pas pensionimit si futbollist.
“Unë tashmë kam filluar kursin e trajnerit”, ka thënë fillimisht Iniesta në ngjarjen e organizuar për daljen e tij në pension.
“Dua të stërvitem për këtë fazë tjetër. Ata prej jush që më njohin e dinë që jam shumë kokëfortë në këtë kuptim, të bëj një punë të shkëlqyer. Nuk do të jetë prapa topit, por në një vend tjetër”.
🚨 INIESTA anuncia que seguirá en el FÚTBOL como ENTRENADOR:
👔 “Estoy empezando con el curso de entrenador. Quiero formarme en ese tema”. pic.twitter.com/2NF2a6QDfa
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 8, 2024
“Ju do të vazhdoni të dëgjoni gjëra nga unë. Nëse ka diçka që mund të përcaktojë karrierën time, është krenaria që kam luftuar, kam punuar deri në pikën e fundit dhe ditën që kam qenë futbollist”.
“Kjo është gjëja më e madhe për mua. Pjesa tjetër është histori”, përfundoi ish-mesfushori spanjoll.
Ndryshe, Iniesta konsiderohet një legjendë e Barcelonës pasi ka fituar gjithçka që synonte si lojtar i klubit katalunas. /Telegrafi/