Site icon Telegrafi

Tashmë ka një datë të saktë kur Barcelona pret rikthimin e Lamine Yamal

Barcelona pret që Lamine Yamal të rikthehet në aksion para fillimit të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos në Arabinë Saudite. 

Gjiganti kataluans do të rikthehet në aksion më 4 janar pas një pauze festash ku do të përballen me Barbastron në Kupën e Mbretit. 

Hansi Flick pritet që të përdorë një formacion të fortë për këtë përballje, si pjesë e përgatitjeve për gjysmëfinalen ndaj Athletic Bilbaos më 8 janar. 

Sipas një raportimi nga Marca, Yamal pritet që të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme. 

Lojtari  me gjasë nuk do të rrezikohet për duelin ndaj Barbastros pasi klubi ka besim që 17-vjeçari do të jetë i gatshëm të luajë disa minuta në Superkupë. 

Reprezentuesi spanjoll kishte mbetur i lënduar në humbjen e Barcelonës ndaj Leganes më herët këtë muaj dhe fillimisht ishte përjashtuar për disa javë. 

Lexo po ashtu Jorge Mendes konfirmon se Lamine Yamal do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën

Lojtari më pas shkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe për të shfrytëzuar atë kohë që t’i nënshtrohet disa seancave rehabilituese, të cilat duket se kanë pasur efekt të madh tek ai. 

Në rast se Barcelona ia del që ta mposhtë Athletic Bilbaon në gjysmëfinale, ata do të përballen me fituesin e duelit mes Real Madridit dhe Mallorcas në finale më 12 janar./Telegrafi/

Exit mobile version