Site icon Telegrafi

Londra është pushtuar nga tifozët, ngjyra e verdhë vërshoi rrugët – gjermanët shikuan edhe një ndeshje në ligën e 11-të angleze

Edhe pse finalja e Ligës së Kampionëve nuk fillon deri në orën 21:00, rrugët e Londrës pranë stadiumit Wembley janë plot me tifozë, sidomos ata që kanë ardhur nga Gjermania për të përkrahur Borussia Dortmundin.

Lojtarët e Borussia Dortmundit dhe Real Madridit luajnë për trofeun më të rëndësishëm të klubeve në botën e futbollit dhe madrilenët cilësohen si favorit i madh.

Megjithatë, nëse njëra nga skuadrat ka avantazh për shkak të tifozëve në tribuna, do të jetë Borussia Dortmundi.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Tifozët e jashtëzakonshëm të klubit gjerman prej disa ditësh ndodhen në Londër dhe mëngjesin e sotëm kanë vërshuar rrugët. Zona e tifozëve për tifozët e Dortmundit është mbushur që nga mëngjesi.

 

E verdha dominon rrugët përreth stadiumit Wembley dhe një grup tifozësh të Dortmundit bën dje një lëvizje mjaft interesante.

Gjegjësisht, teksa po kalonin në veri të Londrës, panë se po luhej një ndeshje në ligën e 11-të të Anglisë. Rreth njëqind tifozë të Borussia Dortmundit vendosën të futen në tribuna dhe të ndjekin ndeshjen e nivelit të 11-të të futbollit anglez dhe brohoritën për ekipin vendas, Jolof Sports.

Meqë ra fjala, Jolof Sports është një klub amator për të cilin është e vështirë të gjesh ndonjë informacion përveç se është formuar në vitin 2012 nga futbollistë të famshëm afrikanë për të krijuar një platformë për zhvillimin e të rinjve të të gjitha moshave, duke përfshirë të moshuarit. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version