Shtatë kompani të Maqedonisë me kapital të përzier prodhojnë tashmë kanabis, raporton Al Jazeera Balkans (AJB).
Pas prodhimit, kanabisi do të shfrytëzohet për prodhim të vajit për përdorim mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Interesimi për këtë industri vazhdon të rritet, prandaj Qeveria punon në rregullimin më të mirë të kësaj veprimtarie delikate.
Sipas AJB-së, pritshmëritë janë që përpos vendeve të reja të punës, kjo industri mund t’i sjell shtetit të ardhura prej rreth 100 milionë euro në vit./Telegrafi/