Site icon Telegrafi

Tashmë është zyrtare lidhja e re e Mariah, jo shumë kohë pasi u nda nga miliarderi

Ka vetëm pak ditë që Mariah Carey ka konfirmuar marrëdhënien me balerinin e saj, Bryan Tanaka, ndërsa ky i fundit ka folur për herë të parë për takimin e tij më yllin e muzikës.

“Që në takimin e parë, që ndodhi në studio muzikore kam ndier diçka për Mariah”, ka thënë 32-vjeçari, transmeton KP.

Lexo po ashtu Mariah Carey konfirmon romancën me balerinin 33-vjeçar (Foto)

Ai ka theksuar për E! Online se si gjërat ndryshuan gjatë kohës që ai punonte me 47-vjeçaren. Ndërsa shtoi se sa më shumë ditët kalojnë, aq më shumë ndjehet i dashuruar me këngëtaren.

Kujtojmë se Carey pak ditë para se të konfirmonte lidhjen balerinin , i kishte dhënë fund fejesës me miliarderin australian, James Packer.

Exit mobile version