Dallas Mavericks ka dërguar Luka Doncic tek Los Angeles Lakers në orët e vona të së shtunës, teksa në këmbim kanë siguruar shërbimet e qendrës Anthony Davis, në një lëvizje që befasoi tifozët dhe lojtarët.
Sipas një raportimi nga Elias Sports Bureau, kjo është hera e parë që dy lojtarë që janë pjesë e ‘All-Star’ janë shkëmbyer me njëri-tjetrin në mes të sezonit.
25-vjeçari Doncic pesë herë pjesë e ‘All-Star’, do të luajë tani përkrah LeBron James, teksa Lakers kanë siguruar edhe shërbimet e Maxi Kleber dhe Markieff Morris në këtë marrëveshje.
“Po, vërtet ndodhi. Mirë se vini në Los Anxhelos, Luka” , ka shkruar faqja zyrtare e LA Lakers në platformën X.
Yes, it really happened. Welcome to Los Angeles, Luka. pic.twitter.com/XdlZZ5IfNo
— Los Angeles Lakers (@Lakers) February 2, 2025
Në ndërkohë, drejtori gjeneral i Mavericks, Nico Harrison, ka shpjeguar arysen pse ata e morën këtë vendim që tronditi të gjithë.
“Është një nga gjërat që puna ime ma kërkon t’i bëjë, vendimet e vështira që vendosin qëllimet tona në radhë të parë”, ka thënë Harrison.
Doncic i cili pati një mesatare prej 28 pikësh, 8.3 ribaunde dhe 7.8 asistime në 22 ndeshje këtë sezon, është ballafaquar me disa lëndime dhe nuk ka luajtur që nga periudha e Krishtlindjeve.
Ai i udhëhoqi Maverick drejt finaleve të NBA sezonin e kaluar dhe ishte në gjendje të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare./Telegrafi/