Telegrafi

Tashmë edhe bashkë u përgjigjen fansave Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj (Foto)

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi është raportuar të kenë filluar një lidhje romantike. 

Këngëtari ditë më parë zgjodhi heshtjen duke mos mohuar, as pohuar lidhjen e tyre për Telegrafin.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj nuk flet rreth lidhjes me Eni Koçin

Megjithatë, spekulimeve i dha zjarr edhe më tepër këngëtarja e cila shkroi në istagram se dikush i kishte rrëmbyer zemrën duke mos specifikuar se për kë bëhet fjala, transmeton Telegrafi.

Por, në orët e vona të ditës së djeshme dyshja e lartpërmendur janë parë teksa komunikojnë drejtpërdrejt me fansat.

Megjithëse këta të fundit pyetën Gencin dhe Enin nëse janë në lidhje, këta sërish refuzuan të përgjigjen në pyetjet e fansave.

Lexo po ashtu Për dallim prej Genc Prelvukajt që hesht, Eni Koçi tregon se dikush ia ka rrëmbyer zemrën (Foto)

Ndryshe, Genci është duke punuar në një projekt muzikor me të motrën e Enit, këngëtaren Greta Koçi. /Telegrafi/