Kosova po kalon në një moment tejet pozitiv pasi që ndodhet në vendin e parë në Grupin 3 të Ligës së Kombeve.
Një fitore eventuale ose barazim në ndeshjen në Prishtinë ndaj Azerbajxhanit, Kosova kualifikohet në gjysmëfinale të Divizionit D ku më pas mund ta kërkojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian.
Nëse fiton nëse Kosova, do të luajë ndaj Maqedonisë në Shkup, në mars të vitit 2020.
Nëse ndeshja mbyllet baras, Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi.
Rasti më i keq, humbja, do ta linte Kosovën edhe për një edicion në Ligën D, ku tashmë do të ketë kombëtare më të forta, pasi do të jenë pjesë edhe Sllovenia, Qipro, Lituania dhe Estonia.
Përfaqësuesja e Maqedonisë e ka demoluar Gjibraltarin në ndeshjen e fundit me shifrat 4-0, kurse Gjeorgjia e mposhti 2-1 Kazakistanin.
Kosova aktualisht ka 11 pikë, ndërsa Azerbajxhani ka nëntë pikë.
Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare me Kosovën që ka përparësinë e pikëve dhe të tifozëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/